Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Dragobili dhe Burimi kundër ndërtimit të fabrikës për asgjësimin e barnave – Malisheva Press

Dragobili dhe Burimi kundër ndërtimit të fabrikës për asgjësimin e barnave

drog

Sot në Dragobil është mbajtur një debat publik lidhur me raportin e vlersimit dhe ndikimi në mjedis që do të ketë fabrika për asgjësimin dhe reciklimin e mbeturinave.

Banorët e fshatit Dragobil dhe të Burimit e kundërshtuan ashpër ndërtimin e kësaj fabrike për shkak  se raporti i prezantuar nga Rraif Bytyçi la shumë pyetje të qytetarve pa përgjigjje. Shqetësimet e banorëve ishin shumë jetike të natyrës së afërsis së fabrikës me vendbanimet dhe se cka do të ndodhë me burimet e ujit, pasi që investitorët e “Princi Company” kishin parapa që të bënin dhe asgjësimin e barnave të skaduara dhe mbetjet spitalore.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të cilët kanë miratuar kërkesën e kompanisë në fjalë, për ndarjen e një lokacioni për ushtrimin e veprimtarisë, thanë se nuk kanë qenë të njoftuar lidhur aktivitetin e kompanisë. Edhe pse zyrtarët e kompanisë deklaruan të kundërtën, anëtarët e Kuvendit të Komunës, prezent në debat, ofruan procesverbalet, përmes së cilave, vërtetohet se kanë votuar diçka tjetër, e jo për ndërtimin e një fabrike për asgjësim të barnave dhe mbetjeve spitalore.

Banorët e të dy fshatrave, u shprehën kategorik, për mos lejimin e ndërtimin të fabrikës për këtë lloj veprimtarie, dhe për këtë gjë kërkuan nga ministria, por edhe nga organet komunale, që ta ndalojnë, në të kundërtën, banorët do të duhet të reagojnë në të gjitha format e mundshme për mbrojtjen nga ndotja që mund të shkaktohet./MalishevaPress/