Drenori me iniciativën e tij i bashkohet Vetëvendosjes(foto)

Asamblisti i komunës së Drenasit Xhavit Drenori, njëherit udhëheqës i “Vizionit për Drenasin” zyrtarisht ka bërë koalicion me Vetëvendosjen.

Këtë e ka konfirmuar vetë, Xhavit Drenori, në një postim në facebook.

Ai ka shkruar se ka bashkuar forcat me vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit.

Postimi i plotë i tij në facebook:

VIZIONI për DRENASIN i bashkon forcat me VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 11. Qershorit.
Miq,
nuk ishte vendim i lehtë por i duhuri për rrethanat e krijuara.
Së shpejti do dalim me një deklaratë zyrtare.
PS.: ende vazhdoj të mos pajtohem me disa veprime të VV-së, por vizioni i përgjithshem për të ardhmen e qytetarëve tanë është shumë i përafert