Drenoc: Trotuari i papërfunduar ende, fillon të shkatërrohet (Foto)

Problemet me projektet e dështuara të komunës së Malishevës nuk kanë të ndalur. Në disa fotografi të siguruara nga malishevapress/ shihen pamjet se si trotuari në lagjen e Granta në fshatin Drenoc ka filluar të shkatërrohet pak muaj pasi kanë përfunduar punimet. Kujtojmë se shtrimi i trotuarit në këtë fshat kishte filluar në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale dhe një pjesë e trotuarit që ishte projektuar dhe kishin filluar punimet ka mbetur në gjysmë dhe punimet nuk janë përfunduar akoma. Banorët e fshatit Drenoc në kushte anonimiteti, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qasjes së komunës në realizimin e projekteve të tilla infrastrukturore në fshatin e tyre dhe po ashtu ata janë të indinjuar me ndërprerjen e punimeve për shtrimin e trotuarit gjë e cila po u shkakton vështirësi në qarkullim dhe në kryerjen e obligimeve ditore të tyre.