Drenoc: Të dyshuarit i konfiskohet arma pa leje

Në fshatin Drenoc në Malishevë Policia e Kosovës ka raportuar se një personit të dyshuar për armë mbajtje pa leje i është konfiskuar arma. Dyshohet se i njëjti në një aheng ka shtënë me armë zjarri. Policia ka dalë në vend të ngjarjes ku janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzoja të cal 7.65mm. Ende nuk raportohet për arrestime por me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./mp/