Drenoc: Shtylla elektrike e dëmtuar rrezikon banorët e fshatit (Foto)

Një lexues i Malishevapress ka dërguar në redaksinë tonë disa foto, ku shihet një shtyllë elektrike e dëmtuar dhe gati për tu rrëzuar dhe e cila po paraqet rrezik të vazhdueshëm për qytetarët e këtij fshati. Banorët e kësaj lagje bëjnë të ditur se ka disa herë që i kanë njoftuar njësitin e KEDS-it, por qe sipas tyre ata e kanë neglizhuar këtë problem dhe nuk kanë ndërmarr masat e duhura për ndërrimin e saj.