Drenoc: Kanalizimi i dështuar i qeverisë Begaj rrezik infeksioni për banorët

Nuk ka as një vit që kurse është ndërtuar por tani është kthyer në problem serioz për banorët e fshatit Drenoc.

Kanalizimi i cili lidh tri lagje të këtij fshati është shëndruar në burim infeksioni dhe ka dëmtuar edhe shumë tokë pune që gjenden përgjatë këtij kanalizimi.

Fotot e dërguara nga banorët tregojnë për gjendjen alarmante e cila i gjason një moçali.