Drenoc: Arberit Krasniqi dhuron një donacion për Shkollën fillore “Xheve Krasniqi-Lladrovci” (Foto)

Arberit Krasniqi nga fshati Drenoc, ka dhuruar një donacion për Shkollën Fillore “Xheve Krasniqi-Lladrovci” rafta për vendosjen e librave të nxënësve të kësaj shkolle. Ky është një shembull i mirë që duhet ndjekur nga njerëz të vullnetit të mirë, nga afaristë dhe bashkatdhetarë në mënyrë që kontributi i tyre në dhurimin e donacioneve të shkoj aty ku ka më së shumti nevojë. Urojmë që iniciativat e tilla të ngjashme si kjo e Arberitit të ndihmojnë komunitetin dhe të reflektojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit edhe në komunën tonë. Në fotot që ka siguruar redaksia e mp, vërehet një gëzim i madh tek nxënësit e kësaj shkolle.