Drenasi qe tri ditë pa ujë, Ramiz Lladrovci po heshtë!

Komuna e Drenasit që tri ditë po përballet me mungesë të ujit të pijshëm.

Ndaj kësaj gjendje përmes rrjetit social Facebook ka reaguar asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori.

Ai ka kritikuar kryetarin aktual Ramiz Lladrovcit se po hesht ndaj kësaj gjendje, përcjell ORAifno.

Me poshtë e gjeni të plotë reagimin e Xhavit Drenorit:

Kreyetar Lladrovci ku je?
Qe tri dite Drenasi pa ujë.
Gjendje alarmante sidomos në lokalet hoteliere (restaurante, gjelltore e qebaptore).
Qe tri dite asnjë reagim nga Kryetari.
Apo ndoshta ende nuk u kthy nga “vëllëzërit” Aliu e Pandeliu.
Aman Kryetar, ktehu të lutem te qytetarët dhe merru me hallet e tyre dhe mos u merr shumë me “folklor”!
Sot vizitova biznese në rrugën zejtare dhe takova biznesmen të mllefosur që askush nga të zgjedhurit e tyre nuk po ngrisin zërin që të sanohet më shpejt defekti.
Zgjedhjet u mbajtën që më pak së një muaj dhe qytetarët ende i kanë të freskëta premtimet, Kryetar!