Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Drejtorit të Arsimit në Rahovec i ngrihet aktakuzë nga prokuroria – Malisheva Press

Drejtorit të Arsimit në Rahovec i ngrihet aktakuzë nga prokuroria

komuna e rahovecitDrejtori i Arsimit në Rahovec, Behar Rama, tanimë do të përballet me prokurorinë e cila ka ngritur aktakuzë ndaj tij pasi ka hetuar rastin dhe ka marrë në pyetje palët. Rasti ishte ngritur nga mësimdhënës që ishin ndarë të pakënaqur me procesin e konkursit dhe pranimit në punë të stafit arsimor duke e akuzuar Drejtorin Rama për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas rahovecpress‘’Prokuroria regjionale themelore në Gjakovë, pasi ka hetuar rastin, dhe pasi ka intervistuar të dyja palët, ka vendosur të ngre aktakuzë kundër drejtorit të DKA’së në Rahovec, Behar Rama’’.
Sipas prokurorisë, Rama ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neni 422, paragrafi 1, si dhe veprën penale konflikt i interesit, neni 424, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në aktakuzë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata që të shpall fajtor Behar Ramën për veprat penale dhe të dënojë atë sipas ligjit, ndërkaq në të njëjtën kohë të obligohet që të bëjë kompensimin e shpenzimeve gjyqësore.
Kurse mësohet se nesër Kuvendi Komunal në Rahovec mban seancë të jashtëzakonshme e kërkuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal të AAK-së dhe VETËVENDOSJE!-s për ti diskutuar shkeljet që ka bërë Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Rahovec dhe vendimet pro mësimdhënësve që kanë nxjerrë :Prokuroria Themelore në Gjakovë, Inspektorati Rajonal i Arsimit në Gjakovë, Inspektorati i Punës në Prizren, Agjencia e Antikorrupsionit të Kosovës.
Pakënaqësi të ngjashme ka pasur edhe në Komunën e Malishevës, ku një numër profesorësh gjithashtu kanë ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të arsimit,Blerim Thaçi./malishevapress/