Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Drejtoria e Arsimit rishpallë konkursin për 9 drejtor të shkollave në Malishevë (Dokument) – Malisheva Press

Drejtoria e Arsimit rishpallë konkursin për 9 drejtor të shkollave në Malishevë (Dokument)

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë, sot ka rishpallur konkursin për drejtorë në gjithsejtë 9 shkolla të komunës së Malishevës. Njoftimi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Komunës së Malishevës.

Kujtojmë se rishpallja e konkursit nga ana e DKAE-së vjen si pasojë e mos interesimit të mësimdhënësve dhe personave tjerë të kualifikuar për të konkurruar për drejtor të shkollave.

Madje, lidhur me këtë problematik edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal e cila u mbajt ditë më parë u diskutua gjerë e gjatë mbi këtë temë e që si emëruesi i përbashkët nga kritikat e asamblistëve ishte fakti se hezitimi për të aplikuar për drejtor të shkollave vjen si pasojë e ndikimit partiak në procesin e përzgjedhjes së tyre dhe e shantazheve të ndryshme që partia në pushtet vazhdon tu bëjë atyre pas zgjedhjes në postin e drejtorëve. Këto ndërhyrje kanë ndikuar që në shumicën e rasteve aplikantet ta shohin si të kotë konkurrimin e tyre pasi që ky proces që nga fillimi e deri në fund i nënshtrohet një diktati dhe manipulimi nga njerëz dhe grupe të interesit të afërta me partinë në pushtet.