Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Drejtoria e Arsimit në Malishevë jashtëligjshëm punëson profesorin për lëndën e Sociologjisë – Malisheva Press

Drejtoria e Arsimit në Malishevë jashtëligjshëm punëson profesorin për lëndën e Sociologjisë

Si duket edhe këtë vit komuna e Malishevë gjegjësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë nuk e ka harruar zakonin e vjetër të dallavereve me konkursin në fushën e arsimit. Të paktën sipas burimeve tona pranë Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, DKAE, ka shkelur gjitha procedurat ligjore dhe administrative të MASHT-it për sa i përket plotësimit të pozitës mësimdhënës për lëndën e Sociologjisë. M/p merr vesh se pas pensionimit të profesorit të kësaj lënde i cili që nga muaji prill është në pension, DKAE ka bërë shkeljen e parë duke shpallur konkurs dhe më vonë duke anuluar konkursin pa dhënë një arsye bindëse përse kishte anuluar, mbi gjitha duke i lënë qindra nxënës pa mësim për më shumë se një muaj e gjysmë.

Ndërsa në konkursin e rregullt të shpallur me datë 25 korrik 2018, DKAE ka shpallur orët edhe për lëndën e sociologjisë, më vonë në ueb faqen e komunës është shpallë edhe lista e ngushtë e kandidatëve të përzgjedhur për procedurat e testimit dhe intervistimit. Mirëpo për dallim për lëndët tjera ku kandidatët janë informuar për hapat e mëtejmë të konkurrimit, për lëndën e Sociologjisë aty ka përfunduar procesi, duke mos dhënë asnjë sqarim pse kandidatët e përzgjedhur nuk janë ftuar për intervistim dhe nëse janë ftuar cili nga kandidatët është përzgjedhur.

Në listat e publikuara të rezultateve për të gjitha lëndët e shpallura janë rezultatet e kandidatëve të pranuar, vetëm lënda e Sociologjisë është fshehur qëllimshëm nga ana e DKAE-së. Burime tona brenda shkollës në kushte anonimiteti kanë thënë për redaksinë se kandidati i përzgjedhur jashtëligjshëm nga DKAE është një person i afërt me strukturat e Nismës. Arsye e këtyre shkeljeve që i ka bërë DKAE janë pamundësimi i kandidatëve tjerë dhe në anë tjetër favorizimi i kandidatit të preferuar të tyre.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që parregullsi të tilla e karakterizojnë fushën e arsimit në Malishevë, po ashtu si pasojë e politikave të tilla klienteliste e partiake vazhdimisht është dëmtuar procesi edukativo-arsimor në komunën tonë.

Krejt këto dallavere janë në dëm të nxënësve dhe në shkatërrimin e cilësisë në arsim.

Më poshtë keni listen e publikuar të mësimdhënësve të pranuar, listë në të cilën mungon lënda e Sociologjisë.