Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Drejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë mundohet ta mbuloi dështimin e Komunës (Foto) – Malisheva Press

Drejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë mundohet ta mbuloi dështimin e Komunës (Foto)

Izet Hoti drejtor i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, përmes rrjetit social facebook, ka shpërnda disa fotografi ku ka treguar për punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e aneksit të objektit shkollor. Mirëpo në këto foto çuditërisht nuk shihen asgjëkund punëtoret e kompanisë së kontraktuar nga komuna të cilët do duhej të ishin duke kryer punimet, përkundrazi në foto e publikuar shihen profesorët dhe punëtorët teknik të shkollës duke u munduar të kryenin punimet të cilat nga ajo që shihet janë larg realitetit për të përfunduar.

Ju kujtojmë se si pasojë e këtyre zvarritjeve të punimeve tash e 3 ditë nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë nuk janë duke vijuar mësimet. Lidhur me këtë situatë nuk ka asnjë njoftim nga ana e komunës se kur pritet të përfundojnë punimet në ndërtimin e aneksit dhe kur pritet të filloj procesi i rregullt mësimor.