Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Drejtori i DKAE-së në Malishevë, mungon në seancë, e përcjell live seancën ku po diskutohet për Arsimin! (Foto) – Malisheva Press

Drejtori i DKAE-së në Malishevë, mungon në seancë, e përcjell live seancën ku po diskutohet për Arsimin! (Foto)

Në seancën e Kuvendit Komunal, po diskutohet raporti i drejtorisë së Arsimit dhe kërkesa e kësaj drejtorie për pagesën e tri pagave të mësimdhënësve të pensionuar, mirëpo si duket drejtori i DKAE-së, Blerim Thaçi nuk e ka parë të arsyeshme që të jetë prezent në mbledhje për tu përgjigjur në pyetjet e asamblistëve dhe për të dhënë sqarimi në çështjet e ngritura në kuvend. Por, ai ka gjetur kohë që seancën dhe diskutimin e anëtarëve të kuvendit ta përcjellë përmes transmetimit live në faqen zyrtare në facebook të Komunës së Malishevës, duke injoruar kështu punën e Kuvendit dhe duke i ikë debatit për çështjet që ndërlidhen direkt me drejtorin të cilën ai e drejton.