Drejtorët “analfabet” dhe të korruptuar të qeverisjes Begaj në Malishevë

Ka kaluar një javë që kur kryetari Begaj, ka emëruar drejtorët e kabinetit të tij qeverisës në Komunën e Malishevës. Megjithatë edhe pse është obliguar ligjërisht që prezantimin e drejtorëve ta bëjë në Kuvendin Komunal, para asamblistëve dhe qytetarëve, një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur. Begaj, kishte shfrytëzuar facebooku-n e Komunës së Malishevës, për të postuar një fotografi me drejtorët e rinj. Si duket shkas për këtë shmangie të qëllimshme nga publiku Begaj, po e bënë qëllimshëm ngase i frikohet reagimit qytetarë për emrat e zgjedhur, e të cilët jo rrallëherë janë lakuar në publik si persona pa integritet dhe pa kredibilitet moral e politikë për të udhëhequr në pozita kaq të rëndësishme në institucionin komunal. Emrat e drejtorëve si Liridon Hoti, që është emëruar Drejtor i Shëndetësisë, Blerim Thaçi që rikthehet në udhëheqje të drejtorisë së arsimit e shumë të tjerë që janë emra anonim dhe të pa përvojë nuk i bëjnë nder institucionit e aq më pak qytetarëve të Malishevës. Mjafton të kërkosh në ueb faqen e komunës së Malishevës dhe të shikosh biografitë e këtyre drejtorëve, të cilët janë dëshmi më e mirë për mos profesionalizmin dhe anonimitetin e tyre.

Hoti i cili do të drejtojë shëndetësinë në Malishevë për shumicën dërmuese të qytetarëve e veçanërisht për mësimdhënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, njihet si një nxënës i nivelit më të ulët sa i përket përgatitjeve edukativo-arsimore dhe i cili kishte përsëritur (ngelur) klasën gjatë kohës sa ishte nxënës i kësaj shkolle. Po ashtu, edhe Blerim Thaçi, që është rivendosur në kërrigën e Drejtorit të Arsimit, pozitë në të cilën kishte qenë edhe katër vite më parë kur Nisma kishte ardhë në pushtet në Malishevë. Gjatë kohës sa kishte qëndruar aty Thaçi ishte i përshirë në shumë abuzime dhe skandale në këtë drejtori, vendimet e tij të jashtëligjshme i kushtuan buxhetit të qytetarëve qindra mijëra euro. Ndërsa çuditërisht në atëkohë eprori i tij Begaj në vend që ta shkarkonte atë dhe të niste procedurat e hetimit e kishte shpërblyer me postin e drejtorit në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit, për ta rikthyer tash së fundi atë përsëri në DKAE, aty ku e degradoi në tërësi.

Begaj, veproi njëjtë edhe me emërimin e drejtorit të  Gjeodezisë dhe Kadastrit, duke e vendosur Bashkim Krasniqin si drejtor të kësaj drejtorie, kurse vite më parë ishte vet Begaj që kishte larguar të njëjtin nga puna ku punonte si mësimdhënës në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë. Atëherë  Begaj kishte arsyetuar vendimin e tij për largimin e Krasniqit dhe shumë të tjerëve si vendim i qëlluar nga se këta profesor ishin punësuar aty pa konkurs të rregullt dhe mbi bazën partiake dhe si të tillë e kanë dëmtuar dhe degraduar procesin edukativo-arsimor në këtë shkollë. Kurse tash Begaj i ka rënë pishman dhe e shpërblen edhe Bashkim Krasniqin, por edhe Valon Mazrekun me pozita të larta drejtuese në Kabinetin e tij, të parin si drejtor të Kadastrit, ndërsa të dytin Drejtor të Ekonomisë dhe Financave.

Realisht, nëse analizon në tërësi përbërjen e kabinetit të qeverisjes Bagaj, aty përveç figurave kontroverse dhe të korruptuara, sheh njerëz të pa aftë profesionalisht, sheh ish asamblistë të cilët përgjatë një mandati të tërë as edhe një moment nuk e kanë hapur gojën për të diskutuar dhe për të ngritur çështje me interes të qytetarëve, sheh emërime vetëm mbi bazën militanteske partiake dhe aspak mbi përgatitjen dhe kualifikimin e tyre, sheh degradim drastik dhe mosrespektim të kuotës gjinore, duke e emëruar vetëm një grua si drejtoreshë. Përfundimisht një kabinet i tillë qeverisës nuk të jep asnjë element për të shpresuar se këta njerëz do vihen në ballë për të realizuar projekte të rëndësishme dhe në interes të qytetarëve.