Dragobil: Mbinë bari në asfaltin e shtruar para 6 muajsh (foto)

Komuna e Malishevës para gjashtë muajsh respektivisht me datë 28 tetor të vitit të kaluar kishte bërë publike investimet në rrugët e fshatit Dragobil.

Nuk kanë kaluar më shumë se 6 muaj dhe gjendja e rrugës Hamit Musliu nuk duket aspak e mirë.

Për më tepër aty vërehet se ka mbirë edhe bari. Një dëshmi që tregon se asfalti dhe shtresat nën të janë shumë të holla.

Fotot e dërguara nga qytetarët e tregojnë më së miri gjendjen e  kësaj rruge.