Dorezohet Begaj, nuk do të ketë spërkatje të rriqrave nga aeroplani

sperkatja1Komuna e Malishevës ka anuluar tenderin për spërkatjen nga ajri të zonave endemike, kundër etheve hemorragjike krime kongo në territorin e komunës së Malishevës.

Deri të ky vendim i kryetarit Begaj ka ardhur pas vendimit të Sekretarit të Perhershem të Ministris së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor sipas shkreses percjellese nr 02/sp, 3094-/2/15 të datës 22.07.2015  dhe në shkresen e Ministris së Shëndetësis  Nr 01/05-3432 te dates 18.06.2015, thuhet në arsyetimin e dhënë në uebfaqe të KRPP-së.

Komuna e Malishevës në muajin qershor kishte përzgjedhur kompaninë ALA-CO me seli në Prishtinë, për spërkatjen nga ajri, e cila do ti kushtonte komunës 220 mijë euro.

Mirëpo në një shkresë të drejtorit të IKSHP-së, Naser Ramadani, që i ishte adresuar dy ministrave – Imet Rrahmanit, ministër i Shëndetësisë dhe Ferid Aganit, ministër i Ambientit, kërkohej ndalimi urgjent i spërkatjes nga aeroplani. “Askund dhe asnjëherë në planin operacional nuk është paraparë e as rekomanduar dezinsektimi nga ajri me aeroplan”, thuhej në shkresën e Ramadanit.

Ndërsa në një takim të Këshillit Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e Etheve hemorragjike Krime Kongo në Kosovë të mbajtur para dy dite u tha se për këtë vit, janë shënuar 2300 pickime, me vetëm një rast me Ethe hemorragjike, i cili është trajtuar me sukses. /MalishevaPress