Dominim i plotë i atletëve malishevas në mitingun e atletikës në Mitrovicë (Foto)

Klubi i Atletikës “Malisheva” është fitues i mitingut të dytë të hapur, atletët nga Malisheva kanë fituar gjithsejtë 16 medalje dhe kanë vendosur një rekord të ri të në këtë sport në Republikën e Kosovës.

Në këtë miting të hapur që u zhvillua me: 16.04.2017 në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, atletët e Klubi të Atletikës ” Malisheva” kanë fituar 8 medalje të arta 5 të argjenda dhe 3 të bronzta. Atletja Albulena Berisha, vendosi rekord të ri të Kosovës ne disiplinën 300 m në kategorinë U 12 Në kategorinë U 14 te meshkujt në disiplinat 100 dhe 300 m atletët tanë rrëmbyen tri pozitat e para dhe me këtë po fillon dominimi në këtë kategori Rezultatet i gjeni më poshtë në foton e parë. Ka njoftuar trajneri i Klubit të Atletikës “Malisheva”, z. Adrian Mazreku.