Dokument: Këto janë milionat që Xhavit Haliti i mori nga Ahmet Krasniqi

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.

Është ky një dokumentar që do të gërmojë thellë mbi milionat që Fondi “3%” i LDK-së dha për UÇK-në e Shtabit të Përgjithshëm, shtab ky kryesisht i përbërë nga LPK-istë që sot e drejtojnë PDK-në.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin

Është  një dokument i 7 majit të viti 1998 që InDoks e sjell ekskluzivisht për herë të parë. Është dita kur Xhavit Haliti, njëri nga njerëzit kryesor të UÇK-së pranon mbi 3 milionë marka nga Kolonel Ahmet Krasniqi. Kush ishte prezent aty dhe sa kohë pas këtij rasti Kolonel Krasniqi do të ekzekutohej?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autorë Visar Duriqin dhe Vehbi Kajtazin do të bëhen publike dokumente të papara më herët. Flasin ata që akuzojnë për keqpërdorime, por rrëfehen edhe njerëzit kyç të UÇK-së. Ata që i pranuan milionat.

Sa miliona marka ia dha fondi i Qeverisë së Bujar Bukoshit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sa nga këto para i ka marrë Xhavit Haliti?

Cili nga komandantët i mori 5 milionë marka?

Cilët nga komandantët e zonave morën nga 3 milionë marka?

Ku janë shpenzuar paratë që u mblodhën për luftën?

Përgjigjet në këto pyetje dje shumë të tjera mësohen në dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com