Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
DKAE në Malishevë me avazin e vjetër edhe këtë herë organizon ekskursionin e maturantëve për në Shqipëri – Malisheva Press

DKAE në Malishevë me avazin e vjetër edhe këtë herë organizon ekskursionin e maturantëve për në Shqipëri

Ndonëse pa zbatuar procedurat e parapara në bazë të udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, udhëzim ky në të cilin janë të përcaktuar qartë kriteret për organizimin e ekskursioneve, si duket një gjë e tillë  nuk i ka bërë fare përshtypje DKAE-së dhe menaxhmentit të Gjimnazit “Hamdi Berisha” të cilët sot kanë marr rrugë për të realizuar ekskursionin në Shqipëri. E gjithë kjo ka filluar brenda një kohë shumë të shkurtër ku me kërkesë të Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit është thirrur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal për ta shfuqizuar një vendim të jashtëligjshëm i cili ndalonte ekskursionet e nxënësve për në Shqipëri. Mirëpo si duket vetëm kaq i kishte mjaftuar DKAE-së dhe Drejtorin e Shkollës, për të vazhduar avazin e tyre të vjetër dhe për të mos qarë kokën fare për të përfillure kriteret dhe rekomandimet e udhëzimit administrativ, kritere këto që u potencuan nga asamblistët edhe në seancën e kuvendit të mbajtur pikërisht për këtë çështje.

Krejt çka kishte bërë DKAE që nga ajo ditë ishte shpallja publike për ofertën e kompanive që do të konkurronin për ta fituar të drejtën e organizimit të ekskursionit dhe që nga dje kur edhe është mbyllur afati i përcaktuar për aplikim të kompanive nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtarë se cila është kompania fituese që do të organizojë ekskursionin për maturantët e Gjimnazit “Hamdi Berisha” madje nuk ka pasur as edhe një njoftim të vetëm as nga DKAE dhe as nga Drejtoria e Shkollës, për agjendën e vizitave që do të realizohen gjatë këtij ekskursioni dhe asnjë komunikim të vetëm lidhur me këtë çështje.

E gjithë kjo procedurë mospërfillëse e kritereve administrative dhe rregulloreve të MASHT-it përbënë shkelje ligjore si nga ana e DKAE-së ashtu edhe nga stafi menaxhues i shkollës. Kujtojmë se Malisheva ka të freskëta rastet e fatkeqësisë dhe problemeve të vazhdueshme që kanë ndodhur gjatë ekskursioneve të nxënësve tanë në Shqipëri, krejt kjo si pasojë e mos përgjegjësisë institucionale dhe mos përfilljes së mënyrës së duhur të organizimit të kësaj ngjarjeje.

Ne si redaksi e malishevapress/ urojmë që nxënësit tanë të kalojnë qaste të mira në Shqipëri dhe të mos përballën me asnjë problem të vetëm gjatë kohës sa do të qëndrojnë atje.

Ndërsa për këto veprime skandaloze natyrisht që dikush duhet të jap përgjegjësi.