Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
DKAE në Malishevë, mbajti mbledhje me drejtorë të shkollave – Malisheva Press

DKAE në Malishevë, mbajti mbledhje me drejtorë të shkollave

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Blerim Thaqi, para drejtorëve të shkollave paraqiti në detaje zhvillimet që e përcollën vitin shkollor 2017/2018
Këtë vit shkollor, duke u bazuar në raportet tuaj, kemi arritur në përfundim se mund të cilësohet si vit që ka shënuar një ngritje të lehtë, që nga cilësia e mësimdhënies, mësimnxënies, kuadri profesional, testi i arritshmërisë, trajnimet profesionale për të gjitha nivelet e mësimdhënësve, infrastruktura shkollore, pajisja me mjetet mësimore dhe deri të aktivitetet sportive që SHFMU “ 17 Shkurti” nga Banja, ku arriti të bëhet nënkampion ballkanin për U-15/16 në Volejboll, futboll femrash SHFMU “28 Nëntori” nga Kërvasaria në nivel të Republikës së Kosovës dhe SHFMU ‘’Ismail Qemali” Bellanicë.
Procesi mësior përfundon, më 21 qershor, kurse po atë ditë do të fillojnë edhe trajnimet për fushat dhe mësimdhënësit që kanë mbetur pa u trajnuar, faza e parë, kurse faza e dytë e trajnimit do të filloi në fillim të muajit korrik.
Viti i ardhshëm mësimor do të jetë sifdë sepse do të bëhet gjithëpërfshirja e nxënësve në shkolla të rregullta edhe i kategorive me nevoja të veçanta si dhe pritet të kemi edhe mësimdhënës mbështetës.
Në fund duke iu uruar të gjithë nxënësve pushime të shëndetshëm, kërkoi nga drejtorët që viti shkollor 2018/ 2019 t’i bëjnë planifikimet për nevojat e shkollave dhe të rritë angazhimi i cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.