Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
DKAE në Malishevë e shkel Udhëzimin Administrativ të MASHT-it – Malisheva Press

DKAE në Malishevë e shkel Udhëzimin Administrativ të MASHT-it

Nuk kanë kaluar as dy javë të plota dhe Drejtoria e Arsimit në Malishevë ka bërë shkeljen e dytë të radhës, brenda pak dite. Këta të fundit kanë organizuar ekskursionin me maturantët e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, në kundërshtim të plotë me procedurat e udhëzimit administrativ të MASHT-it.

Kujtojmë se ditë më parë Kuvendi Komunal kishte mbajtur një seancë të jashtëzakonshme e cila ishte thirr me kërkesën e Këshillit të nxënësve dhe Këshillit të mësimdhënësve të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, kërkesa e të cilëve ishte për shfuqizimin e vendimit i cili ua pamundësonte atyre organizimin e ekskursioneve për në Shqipëri. Pas një debati të gjerë në Kuvend në mënyrë unanime asamblistët e patën votuar shfuqizimin e atij vendimi të padrejtë, me kushtin që DKAE, në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave do të organizojnë aktivitetet jashtëshkollore përfshirë këtu edhe ekskursionet në pajtueshmëri të plotë me udhëzimin administrativ të MASHT-it 02/2016 për aktivitete jashtëshkollore.

Mirëpo çfarë ndodhi menjëherë pas shfuqizimit të atij vendimi të padrejtë. DKAE, përveçse anashkaloi në tërësi rekomandimet e Kuvendit Komunal, zyrtarët e kësaj drejtorie nuk e morën fare për bazë Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, në rastin e parë kur u organizua ekskursioni për maturantët e Gjimnazit “Hamdi Berisha” dy javë më parë.

Si të mos mjaftonte kjo një javë më vonë DKAE organizoj ekskursionin me maturantët e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, duke shpërfillur në tërësi udhëzimin administrativ të lartcekur. Kësaj radhe për organizimin e ekskursionit me maturantët e Qendrës së Kompetencës, DKAE, fare nuk ka bërë ftesë publike për kompanitë të cilat do të aplikonin për të fituar të drejtën e organizimit të këtij aktiviteti, madje nuk kishte as edhe një njoftim të vetëm në ueb faqen e komunës dhe as në media sa i përket organizimit të këtij ekskursioni. Praktika të tilla të organizimit të ngjarjeve të rëndësishme në mënyrë të jashtëligjshme dhe jashtë çdo standardi të organizimit i kanë kushtuar vazhdimisht nxënësve të komunës së Malishevës dhe jo rrallëherë pasojat e këtyre vendimeve skandaloze i kanë bartur vetë nxënësit.

Raste si këto përbëjnë shkelje të rëndë ligjore dhe dikush do duhej të jepte llogari për këto keqpërdorime që po vazhdojnë të ndodhin nga ana e zyrtarëve komuna.