DKA-ja në Malishevë: Shqetësuese është rritja e rasteve të migrimit të nxënësve

avdi_morinaKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si çdo të hëne, ka mbajtur edhe sot mbledhjen e rregullt të qeverisë komunale, ku drejtorët e drejtorive, kanë prezantuar punën dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar, si dhe planifikimet për javën në vijim.

Sipas drejtorit të arsimit, Avdi Morina, duke u bazuar në raportin e punës për vitin e kaluar, është shënuar rritje në suksesin e treguar nga nxënësit, si dhe është shënuar një ulje e mungesave nga nxënësit, kjo falë masave të ndërmarra nga ana e drejtorisë. “ Shqetësuese për neve si drejtori është rritja e rasteve të migrimit të nxënësve, pasi kjo dukuri është çdo ditë e më e theksuar”, tha Morina.