Dje është mbajtur diskutim mbi problemet e Malishevës (Foto)

Dje Qendra e Rinisë në Malishevë në bashkëpunim me Forumin për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka organizuar një tryezë debate me temën: Problemet e banorëve të Malishevës. Disa nga problemet që ngritën të pranishmit në këtë diskutim ishin: ndërgjegjësimi i qytetarëve për organizim qytetar, fuqizimi i rinise,krijimi i një fondi që përkrah idetë dhe propozimet e talenteve të rinj, rritja e investimeve në ruajtjen e mjedisit, pajisja e kabineteve shkollore për punë praktike, ngritja e qendrave rinore dhe organizmi i aktiviteteve kualitative për te rinjtë./mp/