Dita Ndërkombëtare e Grave të Fshatit

Për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Grave të Fshatit është shënuar më 15 tetor 2008, nga një vendim i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i marrë më 18 dhjetor 2007, për të njohur “ rolin dhe kontributin e grave të fshatit, përfshirë ato vendëse, në rritjen e agrikulturës dhe zhvillimit rural, përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe për zhdukjen e varfërisë në këto zona.

Gratë nga fshati janë agjent kyç për arritjen e transformimit ekonomik, mjedisit dhe ndryshimin shoqëror të nevojshëm për zhvillim të qëndrueshëm.

Por, qasja e limituar në kredi, kujdesin shëndetësor, dhe edukim janë disa nga sfidat me të cilat ato përballen, të cilat janë rënduar edhe më tepër nga ushqimi global dhe kriza ekonomike, dhe ndryshimet klimatike.

Fuqizimi i tyre është çelësi, jo vetëm në mirëqenien individuale, familjet dhe komunitetin rural, por gjithashtu në produktivitetin ekonomik në përgjithësi, duke pasur parasysh praninë e madhe të grave në fuqinë punëtore bujqësore në mbarë botën.