Disa të rinjë ringritin flamurin gjigant kombëtar tek ”Kodra e UÇK-së” (FOTO)

Disa të rinjë sot kanë ringritur flamurin gjigant kombëtar tek vendi i quajtur golesh ku ndodhet memoriali i UÇK-së.

Këta të rinjë që duket se janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje sot e kanë bërë publike aktivitetin e ndërmarrë duke e kritikuar komunën për mungesë përkujdesjeje ndaj vlerave të luftës.

Ata kanë thënë se ”Flamuri Kombëtarë është identiteti ynë që me krenari do ta ruajmë e mbajmë.”

Memoriali i UÇK-së ishte ndërtuar para një viti nga një aksion vullnetar i disa qytetarëve të Malishevës i cili ishte ndihmuar edhe nga biznese dhe vullnetarë të komunave të tjera përfshirë edhe diasporën.