Disa punëtorë heqin “NEWBORN”-in nga kryeqyteti, flet Fisnik Ismaili

17 shkurti i ardhshëm do të shënojë dekadën e parë të pavarësisë së Kosovës.

Siç është bërë tashmë traditë, edhe obelisku “NEWBORN” në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet do të marrë pamje të re.

Disa punëtore sot kanë filluar të bartin me automjete elementet e obeliskut.

Periskopi ka kontaktuar me ideatorin e këtij monumenti që simbolizon edhe pavarësinë e Kosovës.

Deputeti dhe krijuesi i “NEWBORN”, Fisnik Ismaili ka thënë se po përgatitet një pamje e re për obeliskun me rastin e pavarësisë.

“Po, sikur çdo vit ka me iu ndryshu pamja”, tha Ismaili.

Se çfarë pamje do të marrë obeliksu “NEWBORN” këtë vit nuk dihet ende. /Periskopi/