Dimensionet e veprimit opozitar!

nazlie_balajNazlie Bala

Veprimi qeverisës i LDK-së dhe PDK-së duket kaotik, , jashtë realitetit, i pafuqishëm, i fragmentuar, supozitor kur pozita në pushtet-qeveri është në siklet për të pranuar çdo gjë nështruese vetëm e vetëm të mbetjes në pushtet. Kjo pozitë ofron dimension e pafuqisë qeveritare , një “copy paste” të kësaj qeverisje çfarë e kemi sot në Kosovë tash e pesëmbedhjetvjet. Zërat individual mbrënda pozitës janë veqse mashtrues të vetvehtës. Me syzet klasike ky përfundim është i vërtet. “analisti” e “vëzhguesi” shqiptar janë mësuar të shikojë veprimin , “agresiv” e “destruktiv”, simetrik e atakues, që sulmon institucionet e shtetit dhe kërkon zgjedhje të parakohshme, që zapton podiumin e kuvendit e akuzon çdo ditë të gjithë dhe për gjithçka. Gjithçka ndryshe nga kjo lloj opozite nuk konsiderohet opozitë.
Në fakt, opozita aktuale, ka ndërtuar një sjellje krejtësisht ndryshe. Sjellja e saj bazohet në respektimin e vullnetit të qytetarve e atyre që mendojne ndryshe, e rinisë që përbën mbi 60% të popullates, e grave që është gjysma e Kosovës, e të gjithë atyre zërave që shohin shtetin e Kosoves në shërbim të qytetarëve, në funksion të jetës se tyre të përditshme. Sjellja e saj afatshkurtër e afatmesme është po aq simetrike sa edhe alternative, por gjithnjë konstruktive. Sjellja e saj afatmesme e afatgjatë është vizionare e programore, e alternative. Fryma e saj është bashkëpunuese për objektiva madhorë e strategjikë, për reforma të rëndësishme e integruese. Ballafaqimi me zgjedhësit është kapilar, realist e konsultues. Veprimi i saj është kritik por jo ofendues dhe as akuzues, ai synon të jetë gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues, ai nuk është thjesht partiak por transversal, ai nuk është vetëm politik, por mbi të gjitha profesional. Këto parametra modernë e reale e bëjnë veprimin opozitar të LEVIZJES VETVENDOSJE të kuptueshëm kur ai vëzhgohet nga afër, kur ai analizohet me indikatorët tradicionalë.
Gjatësitë e ndryshme të valës e bëjnë të vështirë veprimin opozitar të interceptohet me filtra njëpërmasor. Po kështu shumë dashamirës nuk arrijnë të prekin suksesin e projektuar, sepse tradicionalisht janë mësuar të perceptojnë si sukses sherrin e përditshëm të kundërshtarit dhe përplasjen e egër midis pozitës e “opozitës” si vet opozite. Me këto dimensione të reja opozita e sotme e LEVIZJES VETVENDOSJE realisht është ndryshe, ajo qëllimisht tenton të jetë ndryshe, ajo synon të jetë ndryshe sepse realiteti në Kosovë është ndryshe. Natyrisht që ajo nuk është ashtu siç kërkojnë të tjerët, por në ballafaqim është alternativa e vetme e ngjalljës dhe e ndërtimit real të shtetit të Kosovës. Roli opozitar i LEVIZJES VETVENDOSJE nuk është të jetë thjesht e kundërta e alternativës se pozitës aktuale, jo të fitojë thjesht se do të humbasë pozita aktuale, por një opozitë që ofron një alternative qeverisje krejtësisht ndryshe, një qeverisje të ndryshimit real, një qeverisje për të gjithë. Një përbërëse e veprimit opozitar mbetet e “padukshme”, përbërësja e organizimit të saj të brendshëm politik dhe elektoral. Puna e përditshme për shtrirjen e saj dhe penetrimin në shoqëri është e heshtur dhe e “padukshme” për vëzhguesit qendrorë por e prekshme në nivelin lokal e nacional. Tentativat për rritjen e solidaritetit brenda shoqëris janë pjesë e aktivitetit organizativ. Bashkëveprimi ndërpatiak ka qenë dhe mbetet një përbërëse e veprimit të përditshëm në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Vendi dhe podiumi opozitar nuk funksion dhe nuk do të funksionon as një here kur cenohen të drejtat elementare e çdo qytetari në çdo nivel të jetës e në veçanti të drejtës karshi funksonimit të shtetit të Kosovës.
Bashkërendimi dhe ndërthurja e tre përbërësve të veprimit opozitar, afatshkurtër-reaktiv, afatgjatë-programor dhe organizativo-elektoral e kanë bërë veprimin opozitar kompleks e modern, e kanë bërë atë edhe afatgjatë edhe afatshkurtër, edhe simetrik, edhe reaktiv edhe alternativ, edhe mediatik edhe të “heshtur”.
Veprimi programor-afatgjatë në momentin e ballafaqimit real do të jetë krejtësisht i përvetësuar nga qytetarët dhe ballafaqimi nuk do të jetë thjesht parti-parti, por do të jetë midis qytetarëve dhe mazhorancës aktuale. Lëvizja Vetvendosje! me veprimin e saj kompleks do të shfaqet e shkrirë me problemet e zgjidhjet e qytetarëve. Lëvizja Vetvendosje! nuk do të këtë më nevojë t’iu shpjegojë qytetarëve programin e saj të cilin ata e kanë përvetësuar dhe e kanë bërë gradualisht të vetin. Qytetarët do ta konsiderojnë Lëvizjen vetëm një mekanizëm në duart e tyre për zgjidhjen e problemeve të tyre. Interesat e tyre do të mund shprehen dhe të realizohen përmes këtij mekanizmi. Veprimi, programi, organizimi do të fillojë te qytetarët dhe do të përfundojë te qytetarët.