Digjet vetura e Adem Grabovcit me benzinë (Foto)

vetura_grabovci

Para pak minutash i është vënë flaka veturës private të Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamnetar të PDK-së.

Vetë Grabovci e ka konfirmuar se i është djegur vetura.

Ai nuk ka pranuar të komentojë se kush mund t’ia ketë djegur veturën.

Grabovci ka treguar se lajmin e ka marr nga fqinjët, raporton lajmi.net

“Ju garantoj se nuk kam asnjë armiqësi me askënd”, ka deklaruar Grabovi.

Pak ditë me parë veturat i janë djegur edhe bashkëshortëve të ministrit Memli Krasniqi dhe zv.ministrit Bajram Gecaj./Indeksonline/

Image
Image