Diga e liqenit në Mirushë kërcënim për banorët e fshatit (Foto)

Këto janë pamjet e digës së liqenit Mirusha, që pas reshjeve të fundit edhe më shumë e kanë shkatërruar këtë digë dhe kanë ngrit shqetësimin e banorëve për një katastrofë të mundshme eventuale. Nuk është kjo hera e parë që banorët e fshatit Mirushë kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e digës e cila tash e sa vite po vazhdon të mbetët kërcënim seriozë për ata. Mirëpo edhe përkundër kësaj komuna si institucion përgjegjës ka vazhduar të heshtë duke e injoruar në tërësi shqetësimin e banorëve të fshatit Mirushë dhe për pasojë duke i lënë ata të rrezikuar dhe në Mëshirën e fatit. Madje, si mos më keq komuna e Malishevës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, në vitin 2016 kishin nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ndarjen e 50 mijë eurove për riparimin e kësaj dige, gjë e cila nuk u bë asnjëherë. Ndërsa kjo lojë e qeverisjes komunale dhe e qeverisjes qendrore nuk po merr fund, banorët e Mirushës dhe fshatrave përgjatë lumit sa herë të ketë reshje atmosferike ata po mbetën nën kërcënimin e vazhdueshëm të një katastrofe natyrore. MalishevaPress.