‘Diaspora paguan taksa shtesë për interesa të ngushta të Gani Thaçit dhe Rrahim Pacollit’

Analisti dhe publicist Avni Zogiani kritikon deklaratën e ministrit të diasporës lidhur me sigurimin shtesë që paguajnë mërgimtarët, duke thënë se ministri duhet të dalë me një raport e të tregojë pse ndodh kështu, shkruan Periskopi.

Sipas tij, ministri i diasporës, vazhdimisht flet se si ‘diaspora po iritohet nga kjo pagesë shtesë’, por nuk tregon se kjo ndodh pasiqë ‘Rrahim Pacolli dhe Gani Thaçi e mbajnë këtë taksë për diasporën për interesa të ngushta’.

 

Postimi i tij i plotë.

“Ministri i diaspores” tash kah mesi i pushimeve, kur shumica e diaspores tashme ka pague sigurim shtese per makinat e tyre, thote se kjo pagese po irriton diasporen. Dihet mire pse ndodhe kjo, vellezerit e ish-presidentit dhe presidentit altual, Rrahim Pacolli e Gani Thaçi, e mbajne kte takse per diasporen per interesa te ngushta. Tashme disa vjet, ne prag te zgjedhjeve premtojne se do ta heqin, por kjo nuk po ndodhe, ngelet si nje plaçkitje qe e ka vetem Kosova. Ministri, ne vend te nje deklarate tashti, do duhej me dale me nje raport me i tregue diaspores pse ndodhe keshtu….