Dhjetë vetura përfshihen në aksident në pjesën e autostradës afër fshatit Gjurgjicë (Foto)

Në një aksident në pjesën e autostradës Vërmicë-Gjurgjicë, janë aksidentuar dhjetë vetura, ku ka pasur edhe të lënduar.

“Raportohet se si pasojë e mjegullës dhe mos përshtatjes të shpejtësisë me kushtet e rrugës ka ndodh aksident ku janë përfshirë dhjetë vetura, ku pos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar disa persona”, thuhet në raportin e policisë.

Në vend ngjarje kanë dal njësite hetuesisë së trafikut. Aksidenti ka ndodhur dje në mëngjes.