Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Dështim diplomatik në UNESCO – Malisheva Press

Dështim diplomatik në UNESCO

unescoXFushata gati njëvjeçare e Qeverisë së Kosovës për ta anëtarësuar vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, ka dështuar, të hënën, në Paris, ku në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate të OKB-së Kosovës i munguan vetëm tri vota për ta arritur synimin.

Ishin 92 shtete që votuan në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, 50 ishin kundër, ndërsa 29 shtete abstenuan, shkruan sot Koha Ditore.

Shumica e nevojshme prej dy të tretave – 95 vota – nuk u arrit për tri vota.

Kur është kumtuar rezultati nga kryesuesi i Asamblesë, në sallë kanë shpërthyer duartrokitjet nga mbështetësit e Serbisë. Edhe serbët e Kosovës me flamuj e sirena kanë festuar mospranimin e Kosovës në UNESCO.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të përfshirë në lobim, të cilët kohë të gjatë para votimit rrihnin gjoks se i kanë siguruar votat përballë fushatës së “egër” të Serbisë, kanë refuzuar të marrin përgjegjësinë për dështimin.

Janë ngushëlluar me faktin se Kosova ishte shumë afër pranimit, dhe se do të provojnë sërish anëtarësimin në UENSCO më 2017, në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme, e cila, sipas rregullit, mblidhet një herë në dy vjet.