Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Dëshmori vs Qyqari – Malisheva Press

Dëshmori vs Qyqari

Dëshmorët vs qyqarët

Para ca ditësh u votua Gjykata Speciale e cila do të gjykojë vetëm shqiptarët për ‘’krimet’’ e pretenduara nga Serbia dhe Dik Marti. Kjo gjykatë do të funksionoj mbi çdo institucion të Kosovës dhe nuk do t’i jap llogari asnjë institucioni të Republikës së Kosovës.  Për votimin e kësaj gjykate kanë votuar 82 deputetë të parlamentit të Republikës së Kosovës nga partitë Lista Serbe, LDK dhe PDK.

Në mesin e deputetëve që votuan këtë gjykatë ishte edhe tashmë i njohuri për veprime të tilla, deputeti malishevas nga LDK-ja Salih Morina.

Vetëm në komunën nga vjen ky deputet janë vrarë qindra civilë dhe kanë rënë dhjetra dëshmorë si dhe janë djegur e rrafshuar qindra shtëpi. Por kjo nuk i bëri fare përshtypje deputetit Morina i cili pa asnjë hezitim votoi fillimisht kundër rezolutës që synonte ti dënonte krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë kurse të njëjtën ditë, pasdite po ky deputetë bashkë me 81 deputetë të tjerë qyqarë  votuan gjykatën speciale.

Në mesin e dëshmorëve nga fshati Lumishtë prej nga është deputeti Salih Morina, ishte Gani Paçarizi pranë varrit të së cilit ky deputet nuk ngurron të shkon për të bërë homazhe falso derisa e vërteta e veprimeve të tij u pa javën e kaluar.

Pra, heroizmi dhe rënia e dëshmorit Gani Paçarizi dhe dëshmorëve të tjerë si dhe e bashkëluftëtarëve të tyre sot janë goditur rëndë duke i barazuar ata me paramilitarët serbë të cilët kurrë nuk dënuan dhe nuk u kërkua dënimi i tyre nga deputetët anti-UÇK si puna e deputetit Morina i cili paradite votoi kundër dënimit të Serbisë për gjenocidin e saj ndaj shqiptarëve kurse pasdite votoi për dënimin e luftës së UÇK-së për çlirim dhe liri.

Duke votuar pro gjykatës që dënon  luftën dhe lirinë e Kosovës deputetët e Kuvendit të Kosovës bashkë me deputetin Morina  kanë vrarë për së dyti dëshmorët dhe civilët e vrarë nga forcat kriminale serbe në Malishevë e kudo në Kosovë.

I mbetet qytetarëve të Malishevës që ose ta mbajnë këtë turp që e përfaqëson edhe Malishevën në Parlament ose t’ia tregojnë vendin politikanëve të tillë sikur Morina me tipare servili dhe zvarraniku i cili edhe në kohën e luftës kur ishte ftuar për t’ju bashkangjitur UÇK-së, përveç se nuk kishte pranuar ai e kishte quajtur UÇK-në si dorë të zgjatur të Serbisë dhe kur pasluftës kjo akuzë e rëndë e tij u fal në emër të ecjes përpara dhe realizimit të vullnetit të popullit të Kosovës ky deputet merr guximin e tij që prapë dhe tashmë bashkë me ca deputetë tjerë të shitur ta dënojnë luftën e UÇK-së dhe historinë më të lavdishme të popullit të Kosovës.