Derisa Kuvendi Komunal në Malishevë flet për pronat, AKP shpall shitjen e tyre

Njëra nga pikat më të nxehta në mbledhjen e sotme të kuvendit komunal të Malishevës është ajo e raportit të komisionit komunal për pronat e Bellanicës dhe kërkesa e banorëve të fshatit Bellanicë por edhe fshatrave të tjera pronat e të cilave rrezikohet të dalin në likuidim për të shitur nga Agjencia e Privatizimit.

Derisa po diskutohet me kritika dhe akuza të shumta kjo pikë në kuvend në anën tjetër përmes medieve bëhet e ditur se AKP ka vendosur për shitjen e aseteve në likuidim ku pritet të jenë edhe pronat për të cilat po bisedohet.

Para 4 ditësh AKP ka nxjerrë një shitje valën e 31 të pronave të fshatit Damanek të cilat gjithashtu kanë qenë pjesë e kërkesave dhe debatit.

Më poshtë keni lajmin nga gqazetablic për valen e 32 të shitjes deri sa ende ky lajm nuk është publikuar në uebfaqen e AKP-së

http://gazetablic.com/akp-shpall-shitjen-e-asteve-permes-likuidimit-nr-32/