Deri me tani vetëm një parti politike aplikon në KQZ për certifikim në zgjedhje

Sipas të dhënave të orës 11:00 të ditës së sotme, e martë, numri i subjekteve që kanë aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit është 31.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë për Indeksonline se prej numrit të përgjithshëm të aplikimeve, janë 1 parti politike, 16 iniciativa qytetare, 14 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për asamble komunale.

Ky numër, sipas Elezit pritet të ndryshojë gjatë ditës.

“Afati për dorëzimin e aplikimeve për tu çertifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit do të përmbyllet me datë 22 gusht. Subjektet Politike duhet të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike listat e kandidatëve për Kryetar të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, ka thënë Elezi.