Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Deri me tani nuk ka raste të infektuar me ethe hemorragjike këtë vit në Malishevë – Malisheva Press

Deri me tani nuk ka raste të infektuar me ethe hemorragjike këtë vit në Malishevë

Deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me ethe hemorragjike (EHKK), ndërsa edhe numri i rasteve te pickimeve nga rriqrat është në rënie, në raport me vitet e kaluara. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila u mbajt dje.

Ndërkaq, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, duke raportuar tha se “kanë përfunduar së realizuari të gjitha masat mbrojtëse në raport me luftimin dhe parandalimin e EHKK dhe aktualisht është duke u realizuar vetëm edhe faza e katërt e repelimit të kafshëve”. Më pas drejtori Berisha, konfirmoi se nuk ka asnjë rast të regjistrua me ethe hemorragjike, ndërsa edhe numri i rasteve të thumbimeve nga rriqrat, është në rënie.