Dërgoni sms pa kredi dhe wi-fi

sms pa krediHarroni kredinë dhe çmimet e larta të roamingut ose kërkimin e zonës për wireless.
Aplikacioni FireChat është i përkryer për personat që udhëtojnë. Ky aplikacion mundëson dërgimin dhe pranimin e mesazheve pa pasur kredi apo internet. Ky veprim mundësohet nga një rrjet i veçantë.

Ky rrjet mundëson komunikimin pa wi-fi, por personat tjerë duhet të kenë të instaluar këtë aplikacion. Për dërgimin e sms-ave në distanca të afërta, përdoruesit duhet të jenë të lidhur vetëm me Bluetooth, ndërsa në distanca të largëta, dërguesi i sms-it duhet të jetë i lidhur në internet ndërsa mesazhi mund të shkojë për 5 ose 10 minuta te përdoruesi tjetër që nuk është i lidhur në wi-fi apo rrjet telefonik.

Aplikacioni FireCHat ka pasur efekt në Irak vitin e kaluar kur shteti nuk lejonte qasjen në internet. Aplikacioni gjithashtu pati efekt në protestat e Hong Kongut dhe në Ekuador.