Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Deputetja Bytyçi tregon defektet e marrëveshjes për MSA-në – Malisheva Press

Deputetja Bytyçi tregon defektet e marrëveshjes për MSA-në

shukrije_bytyqi

Deputetja e Nismës për Kosovën Shukrie Bytyçi, e cila vjen nga Komuna e Malishevës, i është drejtuar me një sqarim qytetarëve se pse opozita nuk e mbështet marrëveshjen e MSA-së me atë përbërje, duke specifikuar të metat e saj, që për të janë të papranueshme.

Më poshtë postimi i plotë i saj në facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Ndonëse shpesh herë nga Kjo qeveri na u është thënë se Kosova do trajtohet njëjt në procesin e Integrimit Evropian si shtetet tjera të rajonit, tanimë me këtë dokument po e vërtetojmë se edhe kjo ishte një gënjeshtër. Po një gënjeshtër e vazhdueshme e kësaj Qeverie.
Sigurisht që disa nga të gjeturat e këtij dokumenti të cunguar i keni ndëgju në media nga analist e deputetë, unë do të ndalem në disa pika.
Për të dalluar me qartë dhe për të hequr dilemat edhe të qytetareve qysh në fillim ku përmendet emri i Kosovës ka Fusnotën e cila shpjegon se: “Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimin ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.Dhe jo vetëm kaq por ajo vazhdon tëpërsëritet edhe në brendi të saj për të rikujtuar se Kosova me këtë dokument nuk cilësohet si shtet.
Në Nenin e Ι, paragrafi i 1 thuhet: Me këtë dokument palët bien dakord se “Në këtë mënyrë është vendosur një Asociim ndërmjet BE-së, në njërën anë, dhe Kosovës, në anën tjetër”, dhe kjo përjashton shprehjen që është përdorur në vendet tjera ku thuhet se “Në këtë mënyrë është vendosur një Asociim ndërmjet Komunitetit dhe Shteteve të tij Anëtare, nga njëra anë, dhe shtetit përkatës në anën tjetër, nga ana tjetër”. D.m.th.anashkalohen shtetet anëtare.
Në vazhdim të kësaj ndonëse në shtetet tjera të rajonit qysh në Nenin II i kemi Parimet e Përgjithshme, tek ne në këtë nen thuhet“Asnjë nga termat, formulimet apo përkufizimet e përdorura në këtë Marrëveshje, duke përfshirë Anekset dhe Protokollet e saj, nuk përbëjnë njohje të Kosovës nga BE-ja si një shtet i pavarur apo nuk paraqesin njohje individuale nga Shtetet Anëtare për Kosovën nëse ato nuk e kanë ndërmarr një hap të tillë”. Pra kjo që në fillim rikujton se shtetësia e Kosovës brenda këtij dokumenti nuk është e njohur madje as nuk paraqet as njohje individuale as si BE-në tersi, ndërkohe do të Ratifikohet nga institucion i BE-së që na ka njohur më parë si shtet. Pra kemi regres dhe jo progres në këtë aspekt.
Në Nenin XΙΙΙ Kosova përsëri mbetët peng i marrëveshjeve me Serbinë ku thuhet “Dialogu politik dhe dialogu për politika, sipas nevojës, kontribuojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, gjë që e forcon edhe më tej bindjen se MSA është vënë në Pazar me Marrëveshjet e Brukselit me Serbinë duke përfshire edhe Zajednicen
Të nderuar qytetarë
Procesi i integrimit evropian të Kosovës i njohur si “Perspektiva Evropianë e Ballkanit” është përcaktuar qysh në samitin e Selanikut në vitin 2003, mirëpo në këtë proces të ecjes drejtë BE-së nuk na garanton asgjë se ne po ecim si një shtet normal me të drejta të plota në gjitha institucionet. Madje për mos ngecje të këtij procesi qysh atëherë edhe pse nuk e kishim të zgjedhur statusin final na ishte krijuar nje mekanizëm përcjellës për stabilizimi asociim i cili garantonte se ne do ecim drejte BE-së. Realisht çka ka ndryshuar në këtë proces. Në vitin 2003 i referoheshim rezolutës 1244 pasi nuk kishim statusin e zgjidhur ndërsa tani në vitin 2015 prap i referohemi po të njëjtës rezolute dhe themi para qytetareve se kemi arritur suksese.
Pra, dështimi i qeverisë dhe përformancës së saj negociuese nuk ka sjellë asgjë të re për vendin dhe shtetësia e saj sipas Nenit ΙΙ është bërë peng i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Me respekt ,
Sh.Bytyqi