Deputetit të NISMËS i konfiskohet pasaporta!

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka jep detaje në lidhje me vendimin për arrestin shtëpiak ndaj deputetit Milaim Zeka, duke thënë se atij tashmë i është konfiskuar pasaporta.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Themelore njofton se kjo masë do të zgjas nga data 16 tetor deri më 16 nëntor 2017, transmeton Indeksonline.

“Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktiminin  e paraburgimit kundër të pandehurit M. Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 lidhur me veprat penale Mashtrimi nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Shmangia nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KPRK- së, sot ka mbajtur seancën dëgjimore me ç’ rast kundër të pandehurit M. Z është caktuar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 16.10.2017 deri me datë 16.11.2017. Të pandehurit M. Z i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit – pasaporta. Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/