Deputeti i PDK-së insiston në zgjedhje të reja: Këto janë mega dështimet e Qeverisë Mustafa

veseli mustafaMë i zëshmi vazhdon të jetë deputeti i PDK-së, Shukri Buja.

Ai i ka thënë Gazetës Blic se dështimet e qeverisë Mustafa janë të panumërta.

“Kjo qeveri është duke ecur në vështiresi, madje e kam quajtur qeveri qe ec me paterica”, tha Buja.

Ai nuk e sheh të arsyshme që kjo qeveri të vazhdojë qeverisjen për shkak sa ka dështuar.

“Kjo qeveri nuk është duke funksionuar, dhe ato që i ka premtuar nuk i ka realizuar si demarkimi i kufirit, liberalizimi i vizave, zhvillimi ekonomik, çështja e formimit të ushtrisë , atë të asociacionit dhe shumë çështje tjera”, shtoi Buja.

Madje Buja thotë që të gjitha këto deshtime të njëpasnjëshme të qeverisë, e rrezikojnë interesin e qytetarëve.

“Jam insistues i zgjedhjeve te jashtëzakonshme, dhe rregullimit të paralamentit, pra të qeverisim ndryshe”, tha Buja.

Edhe partitë opozitare kërkojnë me ngulm zgjedhjet e reja.

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se çdo ditë që kjo qeveri vazhdon të jetë në pushtet është një ditë e humbur për vendin.

“Sa më parë që kjo qeveri shkarkohet në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme aq më mirë për të ardhmen e vendit”, tha ai.

Ai thotë zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën në vend.

Ai për Gazeta Blic tha që sa  më parë që kjo qeveri  të shkarkohet në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme aq më mirë për të ardhmen e vendit.

“Çdo ditë që kjo qeveri vazhdon të jetë në pushtet është një ditë e humbur për vendin”, shtoi Sherifi.

Bilall Sherifi, NISMA

Koalicioni qeverisës PDK-LDK, nuk ka arritur ti përmbushë premtimet e dhëna. Përpos premtimit të madh për liberalizimin e vizave, qeveria aktuale nuk ka arritur që t’i mbajë premtimet as sa i përket zhvillimit ekonomik, as uljes së papunësisë.