Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Deputeti i LDK-së: Astrit Dehari vdiq në rrethana të dhunshme – Malisheva Press

Deputeti i LDK-së: Astrit Dehari vdiq në rrethana të dhunshme

arbeniDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për Astrit Deharin, se ai ka vdekur në rrethana të dhunshme, derisa shprehi shqetësimin se ky rast do të mbetet përgjithmonë i pazgjidhur.

Ai, gjithashtu ka parashtuar edhe një sër pyetjesh për insitucionet në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, të cilat deri tani nuk kanë marrë përgjigje, e që sipas tij  për to ndoshta kurrë nuk do të ketë përgjigje, raporton Periskopi.

“Si ndodhi që një paraburgosur të jetë në një qendrë të sigurisë së ulët?

Pse u la i vetëm në dhomë për më shumë  se një orë?

Pse u la nën posedimin e mjeteve që mund të shkaktojë vetëlëndim?

A është bërë hetim për prokurorrët në këtë rast?

Sii ndodhi që për dy muaj të mbahet në paraburgim e të mos merret në pyetje?

Cilat masa i mori Këshilli Gjyqësor?

Policia e Kosovës sa ka qenë në rastin pas arresitmit?

Si ndodhi të kemi deklarata kundërthënëse të drejtorit të Policisë në Prizren? “, ishin pyetjet që kishte deputeti Gashi.

Duke analizuar ngjarjet dhe rrethanat, ai gjithashtu ka thënëthënë se a mund të themi se kemi insitucione të pavaruar dhe të besueshme, derisa shtoi se për këtë Kuvedni është dashur të mbante seancë.

Ai ka theksuar s eka mbështetur kërkesën e VV-së për senacë për rastin e Deharit jo se e përkrahë këtë subjekt, por sepse në rrethana të dhunshme ka vdekur një njeri në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./Periskopi/