Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Deputeti i Kosovës dënohet me dy vjet burgim për mashtrim – Malisheva Press

Deputeti i Kosovës dënohet me dy vjet burgim për mashtrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka shpallur vendimin lidhur me deputetin e kuvendit nen akuzën për mashtrim.

E dënoi me dy vjet burgim me kusht, deputetin nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.

Me dy vjet burgim me kusht, për të njëjtën vepër penale është dënuar edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, Bajram Gashi.

Por, dënimi ndaj tyre, nuk do të ekzekutohet nëse ata nuk kryejnë vepra penale brenda periudhës tre vjeçare.

Etem Arifi, për ushtrim të ndikimit është liruar nga akuza, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.

Të akuzuarit janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kompensojnë shumën prej 22.900 euro si dhe Zyrës për Komunitete në Kryeministri shumën prej 2.749 euro.

Ndërsa, në qoftë se të njëjtit nuk i kompensojnë këto shuma në afat prej gjashtë muajsh dënimi me kusht do të revokohet.

Ata janë obliguar të paguajnë edhe paushallin gjyqësor secili veç e veç nga 50 euro.

Sipas aktakuzës, Etem Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro. Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor, të njëjtit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Gjithashtu, të akuzuarit e lartpërmendur janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale t’ia kompensojnë shumën prej 22.900.00 euro, si dhe Zyrës së Kryeministrit për Komunitete shumën prej 2.749.00 euro.