Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Deputeti i dënuar për mashtrim i bashkohet partisë së Limajt – Malisheva Press

Deputeti i dënuar për mashtrim i bashkohet partisë së Limajt

Kryetari i Partisë së Ashkalive për Integrim, Etem Arifi i dënuar për mashtrim me subvencione i është bashkuar sot edhe zyrtarisht Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës.

Përveç Arifit Nismës sot i është bashkuar edhe Veton Berisha, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, të cilët ngritën numrin e deputetëve të Nismës në tetë nga gjashtë sa ishte deri tani, raporton Insajderi.

Por Arifi që i është bashkuar Grupit Parlamentar të Nismës ka një të kaluar të dyshimtë. Ai është dënuar  për mashtrim me subvencione, dënim ky të cilin nuk do ta vuaj në qoftë se nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzoheshin për përvetësim të gati 26 mijë eurove. Ndërkaq, Arifi rreth tre muaj më parë ishte liruar nga veprën tjetër penale të ushtrimit të ndikimit, me arsyetimin se nuk është provuar se i njëjti ka kryer vepër penale.

Sipas aktakuzës, Arifi e Gashi subvencionet e pranuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ashkalinj dhe egjiptas si dhe subvencionet nga Zyra e Ministrit për Integrim për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali nuk i kanë përdorur për qëllime të cilat u janë dhënë, por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.

Arifi si deputet nga Partia e Ashkalinjve për Integrim në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në periudhën kohore dhjetor ‎2012-2013 në Prishtinë ka ushtruar ndikim te zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për dhënien e subvencioneve, edhe pse ka ditur që kjo OJQ është organizatë fiktive dhe falë ndikimit të tij, OJQ-ja në fjalë ka pranuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkalinj të holla në vlerën prej 25.646,00 eurove. Prokuroria pretendon se këto të holla të akuzuarit i kanë përvetësuar për vete.

Përveç Arifit edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ishte i dënuar për vjedhje të energjisë elektrike, ku ai kishte bërë lidhje të paautorizuar për furnizim me energji elektrike në biznesin e tij.

Lidhur me këtë çështje Berisha kishte paralajmëruar se do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit, por që deri më tani nuk është demantuar një gjë e tillë nga kjo Gjykatë.

“Gjykata më ka shpallë fajtor, unë jam ankuar në Gjykatën e Apelit, sepse nuk mu ka dok normale ajo. Kjo ka të bëjë lidhur me biznesin tim të cilin që 9 vjet e menaxhoj. Normalisht jam pronar i objektit. Kam bërë ankesë dhe e kam lënë këtë punë si diçka dytësore”, kishte thënë Berisha për Insajderin.

Ndërkohë që edhe deputeti dhe anëtari i Nismës, Milaim Zeka është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale lidhur me mashtrimin e mbi 900 kosovarëve me viza pune në Gjermani. Aplikantët kishin paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit janë gjendur brenda një skeme mashtrimi./Insajderi.com.