Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Deputeti i AKR-së: Se votoj këtë Qeveri koalicioni edhe sikur këtë ta bënin 119 deputet të tjerë – Malisheva Press

Deputeti i AKR-së: Se votoj këtë Qeveri koalicioni edhe sikur këtë ta bënin 119 deputet të tjerë

Behgjet Pacolli mund të ndërrojë kamp politik, por jo me të gjithë deputetët e AKR-së, të cilën ai e drejton. Së paku, Korab Sejdiu nuk do t’i shkojë pas.

Korabi i ka konfirmuar gazetës “Koha Ditore” se pavarësisht se kush i bashkohet PAN-it, ai nuk do ta votonte një Qeveri të këtij koalicioni, sikur këta të bënin 119 deputet të tjerë.

Sejdiu është kundër vlerësimeve publike që e prezantojnë AKR-në si partner të ardhshëm të koalicionit PAN, edhe pse kjo parti është pjesë e koalicionit LAA, shkruan sot Koha Ditore.

Ai thotë të mos ketë indikacione se AKR-ja do t’i bashkohet subjektit që ka shënuar fitore relative në zgjedhjet e parakohshme, pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Pacollit.

Këmbëngulja e këtij deputeti është se do të votonte kundër një Qeverie ku është PAN-i, edhe sikur të gjithë ligjvënësit e tjerë të Kuvendit të ishin pro saj.