Deputeti i AAK-së përul Fatmir Limajn, e quan argat të Haradinajt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, në një debat në RTV Dukagjini, ka kritikuar zëvendëskryeministrat, të cilët sipas tij, duke dashur që të marrin rol që nuk u takon, po dalin edhe qesharak.

Ai duke folur për deklaratën e përbashkët të nënshkruar në mes të presidentëve të Malit të Zi dhe të Kosovës, për Demarkacionin, e cila u arrit pas disa vizitave reciproke në Mal të Zi dhe Kosovë, tha se këtë e ka bërë të mundur ekskluzivisht kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërsa, për deklarat e zv.kryeministrit Fatmir Limaj, dhe vizitën e tij në Mal të Zi, për këtë çështje, Nitaj ka thënë se Limaj ishte vetëm argat, por punën e ka kryer Haradinaj.

Përndryshe, Limaj pas vizitave që kishte zhvilluar në Mal të Zi, kishte insistuar që kompromisin në mes të dy shteteve për këtë çështje, ta paraqesë si meritë të angazhimit të tij.