Deputetët ende në pauzë, koalicioni ‘PANA’ në pritje të Listës Serbe

Rreth orës 17:15 kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar pauzë 15 minutëshe të seancës ku pritet të votohet për Ramush Haradinajn kryeministër, shkruan Periskopi.

Megjithatë, kanë kaluar më shumë se 30 minuta, por deputetët nuk janë kthyer në sallë, duke përfshirë edhe vet kreun e Kuvendit dhe nënkryetarët.

Koalicioni ‘PANA’ po pret deputetët e Listës Serbe, të cilët janë duke u kthyer nga Beogradi, pas takimit që kanë pasur me Qeverinë serbe./Periskopi