Deputetët e VV-së do të takojnë mërgimtarët sot në Malishevë

konjufca_haxhiuDeputetët e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu do të takojnë sot bashkatdhetarët nga diaspora në Malishevë, bënë të ditur kjo Lëvizje në një njoftim për media.

Më poshtë njoftimi i plotë i kësaj Lëvizje

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë organizon sot takim me bashkëatdhetarët nga Komuna e Malishevës që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, në të cilin do të marrin pjesë deputetët Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Takimi mbahet prej orës 17:30 në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përball Kuvendit Komunal.

Ftoheni që të merrni pjesë