Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Deputetët e LDK-së: Kërcënimit të Mustafës do t’i përgjigjemi në Kuvend – Malisheva Press

Deputetët e LDK-së: Kërcënimit të Mustafës do t’i përgjigjemi në Kuvend

mustafaRaporti përfundimtar i Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, i ka hapur ‘rrugën’ Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa që ta ridërgojë në Kuvend për ratifikim marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi.

E derisa një pjesë e deputetëve nga partitë në pozitë dhe ato në opozitë janë bërë gati për të dhënë votën e tyre kundër kësaj marrëveshje, pjesa tjetër e deputetëve ende nuk kanë arritur të marrin ndonjë vendim përfundimtar për shkak të paqartësisë së marrëveshjes në fjalë dhe situatës së krijuar karshi saj.

Në një situatë të tillë ndodhet edhe deputetit i LDK-së Agim Ademaj, i cili ende nuk ka vendosur  se a do të votojë apo jo për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht kërcënimit që ua bëri drejtuesi i kësaj partie Isa Mustafa, se nuk do ta kenë vendin në LDK, nëse nuk e votojnë këtë marrëveshje.

“Nuk e di a është e duhur të deklarohemi në media për një gjë të tillë, sepse nëse do të kishte qenë kështu atëherë ne do të ishim deklaruar nga shtëpia pa shkuar fare në Kuvend. Por, të shofim një herë projektligjin se çfarë ka në të e pastaj vendosim“, tha Ademaj.

Ndryshe nga Ademaj, deputetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani thotë se liderit të LDK-së, do t’ia japë përgjigjen në Kuvend, ditën kur do të sillet për votim demarkacioni.

“Mustafës do t’i përgjigjem me votë, sapo t’a sjellë demarkacionin në Kuvend”, tha ajo për “Gazeta Blic”

Ndërkaq Shpejtim Bulliqi, Anton Quni e Adem Salihaj e kanë paralajmëruar votën kundër demarkacionit, madje ky i fundit ka deklaruar se nuk çon peshë kërcënimi i Mustafës.

“Mund të ndodhë edhe përjashtim nga lista edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por gjithmonë parimi im ka qenë interesi i shteti dhe jo partiak. As këtë herë nuk do të çojë peshë asnjë kërcënim”, tha deputeti Salihaj, ku më pas shtoi se “është absurde të mendoj dikush të më largoj nga LDK-ja.”

“Gazeta Blic” ka raportuar më herët se janë 8 – 9 deputetë të LDK-së që kanë paralajmëruar votën kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi është një prej çështjeve më problematike në vend, kjo pasi që rreth saj janë ngritur dilema të shumta në aspektin e saktësisë së saj. E për të qartësuar një gjë të tillë Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka angazhuar një Komision të përbërë nga ekspertë të disa fushave për matjen e territorit të Kosovës, por as raporti i këtij Komisioni nuk i ka heshtur zërat kundër kësaj çështjeje.

Ndryshe marrëveshja për shënjimin e pikës kufitare me Malin e Zi, është e ndërlidhur edhe me liberalizimin e vizave, kjo pasi që BE-ja e ka vendosur si kriter atë./GazetaBlic.com/