Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Demokracia, në rrezik nga soji i pushtetarëve të papërgjegjshëm – Malisheva Press

Demokracia, në rrezik nga soji i pushtetarëve të papërgjegjshëm

Demokracia, në rrezik nga soji i pushtetarëve të papërgjegjshëm

Kosova, vend ku nuk sundon ligji i së drejtës

“Sot në Kosovë nuk sundon ligji, por sundojnë oligarkitë, lidhjet mafioze dhe grupet e interesit, të cilat kanë prekur çdo pore të jetës, madje edhe interpretimet e juridiksionit kushtetues janë të dirigjuara nga këto grupe. Cinizmi i gjithë kësaj gjendjeje është kur edhe hajnat e kriminelët shtiren për humanistë, kur shkelësit e ligjit flasin për shtetin ligjor, kur frikacakët janë bërë trima, kur imoralitetet prezantohen si gjëra normale”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Në Kosovë demokracia është e rrezikuar në masë të madhe nga këta pushtetarë të papërgjegjshëm, të cilët e kanë gojën plot demokraci në publik, por e në praktikë veprojnë në të kundërtën. Në fakt, në një vend ku nuk sundon ligji, por sundojnë mafio-oligarkët e politikës dhe të mafio-bizneseve, është shtet me paligjshmëri dhe anarki. Kur pushtetarët nuk i zbatojnë ligjet, nuk ka drejtësi për qytetarët. Në këtë rrafsh, me të drejtë shtrohet pyetja se a është luftuar për një shtet për ta kapur pushtetarët, apo për një shtet të barabartë për të gjithë qytetarët, që askush të mos jetë mbi ligjin. Faik Krasniqi, politolog, mendon se Kosova prej pasluftës është në anarki totale, ku sundojnë të ‘’fortët’’ e politikës dhe parapolitikës. “Më mirë të them mafio-oligarkët e politikës dhe të biznesit, që kanë zaptuar çdo segment shtetëror, madje edhe jetën e çdo qytetari të këtij vendi. Këta banditë dhe kriminelë të politikës dhe parapolitikës e kanë kapur drejtësinë, në mënyrë që të mbulojnë çdo rast të korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç i kanë mbuluar me qindra e mijëra raste të tjera, të zyrtarëve të lartë  të politikës dhe parapolitikës, respektivisht partive në pushtet. Dhe, të gjitha ligjet i bëjnë sipas interesave të klaneve të caktuara partiake dhe oligarkëve të politikës dhe të biznesit, në mënyrë që të vazhdojnë krimin e tyre ekonomik dhe politik, përmes pushtetit që ushtrohet nëpërmes një kornize të caktuar, të improvizuar ligjore”, thotë ai. /Kosova-sot.info