Dëme të mëdha pas zjarrit që kaploi një objekt në Banjë

Pasditen e sotme një zjarr ka kapluar një objekt në fshatin Banjë të Malishevës, me çrast ka shkaktuar dëme të mëdha

Siç bën të ditur Komuna e Malishevës, në këtë objekt, ishte një shtallë për bagëti, i përcjellë me një pleme për ushqim të bagëtive, pastaj një pjesë me mekanizëm bujqësor dhe të tjera.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe Policia, të cilët kanë intervenuar në fikjen e zjarrit.

Komandanti i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, deklaroi se me të marrë informacionin, kanë ndërhyrë me dy njësi të zjarrfikësve dhe tre kamion për fikjen e zjarrit, ndërsa nga zjarri nuk ka të lënduar.

Poashtu bëhet e ditur se prona e djegur, është e Nuhi Telakut, i cili ka thënë se i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi në këtë objekt ka qenë shtalla, ushqimi për bagëti, si dhe mekanizimi bujqësor, si motokultivator dhe mekanizmi tjetër.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, edhe në këtë moment janë duke e marrë më shuarjen e zjarrit, transmeton Klan Kosova.